Rruga e Arbrit, kujdes për gurët që bien nga mali. Aksi me plot probleme dhe rrezik për shoferët

Rruga e Arbrit vijon te shkaktojë probleme për drejtuesit e mjeteve. Rreshjet e shiut kanë bërë që rruga të mbushet me ujë duke bërë që shumë automjete të devijojnë rrugën ndërkohë nga firma që ka marrë përsipër punimet duket sikur nuk ka asnjë ndërhyrje.

Rruga e Arbrit, disa pjesë të saj bëhen të rrezikshme për udhëtarët sa herë ka reshje shiu.

Gurë te rëne nga mali në rrugë. Asfalt i çarë. Këto jane disa nga problematikat që has më së shumti në rrugën e Arbrit. Erërat e forta kane shkulur nga vendi tabelat sinjalizuese.

Por duket se askush nuk ka marrë asnjë masë.

Deri në fund të nëntorit 2022 koncesionari i rrugës së Arbrit rezulton te këtë marrë 11.5 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, ose rreth 100 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave.

Ndërkohë punimet në Rrugën e Arbrit duken larg përfundimit, teksa pjesa e përfunduar kthehet në këtë gjendje sa herë ka reshje shiu.