Gjuraj: Ajo që ndodhi me 7 tetor ishte humbje strategjike e Izraelit dhe gabim strategjik i Hamasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2023, 21:35
Pedagogu, Tonin Gjuraj ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për luftën mes Izraelit dhe Palestinës në Lindjen e Mesme. Gjuraj u shpreh se ajo që ndodhi me 7 tetor ishte humbje strategjike e Izraelit por edhe një gabim strategjik i Hamasit.
"Viktimat në civil janë pasojë. Duhet kërkuar shkaku pse jemi në këtë situatë. Dihet që është një numër shumë i madh i civilëve që janë të vrarë në Gaza dhe mes tyre shumë fëmijë.
Por unë mendoj se duhet të kthehemi pas tek 7 tetori për të kuptuar situatën e tanishme. Ajo që ndodhi me 7 tetor ishte një humbje strategjike e Izraelit, por unë mendoj se ka qenë një gabim strategjik i Hamasit", tha ndër të tjera Gjuraj.
