Lufta Izrael-Hamas, Beqa: Nuk ka gjë të padyshimtë dhe të padiskutueshme në këtë konflikt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2023, 21:44
Politologu, Mentor Beqa ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për luftën mes Izraelit dhe Palestinës në Lindjen e Mesme. Beqa u shpreh se në këtë konflikt nuk ka gjë të padyshimtë dhe të padiskutueshme.
"Së pari nuk ka gjë të padyshimtë dhe të padiskutueshme në këtë konflikt. Sepse edhe faji është më shumë kompleks. Natyrisht që ai veprim që ka bërë Hamasi është një veprim cnjerëzor.
Kontektsi në të cilin ndodhin ngjarjet është një kontekts më kompleks. Ajo që ndodh tregon se sistemi ndërkombëtar mbështetet mbi fuqinë", tha ndër të tjera Beqa.
