Rrënqeth shqiptaro-palestinezi: Mesazhet i hap me stres se mos marr ndonjë lajm të keq, nuk po i gjej më shokët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2023, 21:14
Shqiptaro-palestinezi, Ahmed Jaber në një intervistë për emisionin "Ora e Betit" në Ora News u shpreh se shkatërrimet në Gaza janë shumë të mëdha. Jaber rrënqethi me rrëfimin e tij pasi tregoi se mesazhet i hap me stres se mos merr ndonjë lajm të keq.
"Shtëpia jonë është dëmtuar. Kur ndodh një luftë nuk goditen ato vende se kanë shkolla. Atje ka halla ime shtëpinë. Atje ka shkuar edhe familja ime.
Para një javë kishin goditur një lagje të tërë afër ku ishin ato. Shkatërrimet janë jashtë mase. Sa më vjen një mesazh e hap me stres se mos dëgjoj ndonjë lajm të keq. Jo vetëm familja ime, kam edhe shokë.
Nuk po i gjej më shokët në facebook se kanë vdekur. Njerëzit që po vdesin janë të pafajshëm", tha ndër të tjera Jaber.
