Konflikti Izrael-Hamas, Kola: Ka një standart të dyfishtë nga autoritetet politike

Politologu, Vehap Kola ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për luftën mes Izraelit dhe Palestinës në Lindjen e Mesme. Kola u shpreh se për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit ka një standart të dyfishtë nga autoritetet politike.

"Ka një standart të dyfishtë nga autoritetet politike, nda drejtuesit e qeverive të vendeve të mëdhaja sepse publiku botëror ndoshta është i ndikuar nga pamjet e tmerrshme që vijnë nga Gaza.

Është në anën e vuajtjeve të Palestinezëve, ndërsa politikanët e qeverive të mëdha e gjykojnë këtë me një pikëpamje tjetër në bazë të interesave të tyre. Patjetër që këtu është e dukshme një standart i dyfishtë që nga njëra anë dhunën e Rusëve e dënon njëzëri, ndërsa vrasjen e 10 mijë civilëve e konsideron si një dëm kolateral", tha ndër të tjera Kola.