Komisioni i Ekonomisë vendos zhvillimin e mbledhjes online, opozita shtyn mbledhjen e grupit me një orë
Grupi Parlamentar i PD kishte planifikuar mbledhje në orën 09:00, Komisioni i Ekonomisë vendos zhvillimin e mbledhjes online. Opozita shtyn mbledhjen e grupit me një orë.
Ditën e hënë axhenda parlamentare është tepër e ngjeshur me mbledhje të Komisioneve, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.
Deputetët e opozitës thonë se nuk do të ketë normalitet parlamentar derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre. Ata kanë bllokuar punën e Komisioneve dhe normalitetin në seancë plenare.
Njoftimi i Komisionit të Ekonomisë:
“Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Ekonominë dhe Financat për sa i përket shqyrtimit të projektligjeve të Paketës Fiskale.
Ju bë me dije se mbledhja e komisionit, ditën e hënë, dat 6.11.2023, Ora 09:30, do të zhvillohet online në platformën Zoom. Link për aksesimin e mbledhjes do ju dërgohet në vijim.
Njoftimi i Kryetarit të Grupit Parlamemtar të PD, Gazment Bardhi drejtuar deputetëve të opozitës:
“Mbledhja e grupit e planifikuar për në orën 09:00, shtyhet për në orën 10:15. Lutem të jemi të gjithë në orën 10:15 në sallën e grupit pranë Kryesisë së Kuvendit. Ju përshëndes!”.
