Kuvendi i korrikut, avokati Logu: Pala e Bashës në gjykatë po mundohen të zvarrisin procesin

Në një intervistë për Ora News, përfaqësuesi ligjor i Gazment Bardhit, Marash Logu u shpreh se janë zhvilluar 4 seanca gjyqësore dhe në çdo seancë kemi vënë re se ka pasur prekjeje nga pala e Bashës për ta shtyrë dhe zvarritur këtë proces gjyqësor.

Logu: Kemi zhvilluar 4 seanca gjyqësore dhe në çdo seancë kemi vënë re se ka pasur prekjeje nga pala e Bashës për ta shtyrë dhe zvarritur këtë proces gjyqësor. Sot kishte gjyqtari gjithë informacioni për të dalë në një vendimmarrje, u kërkuar nga pala e Bashës që të përjashtohej gjyqtari. Të gjithë e kuptojmë në këtë pikë se pala e Berishës duan ta zvarrisin këtë proces.

Avokati i Bashës kërkon disa dokumente lidhur me një mbledhje të këshillit kombëtar që është zhvilluar në korrik 2023. Për këtë mbledhje ka një kërkesë që është depozituar në korrik dhe po shqyrtohet nga një trupë tjetër gjyqësore. Ndërsa këtu po diskutohet vetëm kuvendi i mbledhur nga Basha dhe vendimet e marra në atë kuvend.