Çollaku: “Rruga e Arbrit”, cilësi e degraduar punimesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2023, 15:12
Deputeti i Partisë Demokratike pvr qarkun e Dibrës, Kreshnik Çollaku përmes një postimi në rrjetet sociale u shpre se “Rruga e Arbrit” është abuzim madhor.
Duke sjellë pamje nga problematika e krijuar prej reshjeve të dendura të ditëve të fundit në këtë rrugë, Çollaku tha se “Rruga e Arbrit” që nuk mbaron kurrë ka cilësi të degraduar punimesh.
“Një ngjarje e madhe korruptive në këtë vend, ku SPAK shpejt do të ketë cështje për të trajtuar, nje dosje të madhe abuzimesh, këtë jua garantoj si deputet i Qarkut Dibër”, u shpreh ai.

