Rama: Shqipëria një nga ekonomitë më rezistente në rajon, ulëm me 15% borxhin publik
Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje vlerësimet e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Në mbledhjen e Asamblesë së zgjeruar të Partisë Socialiste në Fier, Rama u shpreh se në misionin e vetë të fundit FMN theksoi se Shqipëria sot ka një nga ekonomitë më rezistente në rajon.
“Të kesh një ekonomi rezistente sot brenda kapacitetit që ke nuk është diçka që e kanë të gjithë, sepse ju e dini shumë mirë sa gjëra kanë ndodhur në botë dhe i kanë prekur të gjitha ekonomitë”, tha Rama.
Po ashtu, kryeministri theksoi se edhe Agjencia e Vlerësimit të Shteteve S&P bëri pas 7 vjetësh një tjetër rritje të rëndësishme në vlerësimin e Shqipërisë duke e kaluar nga vlerësimi “B+ stabël” në vlerësimin “B+ me perspektivë pozitive”. Nëse ne do të vazhdojmë të ecim para si deri tani, me uljen e borxhit dhe me çeljen e negociatave, ne bëhemi një shtet që mund të marri së shpejti vlerësimin dhe të kalojë në 2B”, theksoi Rama.
Duke u ndalur te borxhi publik, Kryeministri u shpreh se “kemi pasur goditje të forta të njëpasnjëshme dhe borxhi ynë shkoi 75%”.
“Sot që flasim, me buxhetin 2024 ne jemi pothuajse 60%. Kemi një ulje me 15 % të borxhit dhe vitin e ardhshëm do të zbresim nën 60%”, theksoi ai.
