Pampuri: Paaftësi në menaxhimin e emergjencave nga fatkeqësitë natyrore
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri deklaroi sot se situata e rëndë e krijuar në gjithë vendin për shkak të stuhisë “Ciaran” zbuloi edhe një herë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore.
“Mekanizmat institucionalë dhe ligjore që fillojnë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dështuan sërish në parandalimin e dëmeve që priteshin”, u shpreh ajo në deklaratë për mediet.
Sipas saj, pasojat e stuhisë që goditi Italinë fqinje ishin të paralajmëruara dhe të ditura për të gjitha institucionet përgjegjëse që nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtes Civile, Shërbimi Metreologjik Ushtarak dhe bashkitë.
“As edhe një masë parandaluese nuk u ndërmor gjtaë javës që shkoi, duke nxjerrë zbuluar paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë dhe bashkive të drejtuara nga socialistët. Ura të shembura, rrugë të shkatërruara e deri përmbytje të lagjeve të Tiranës, Durrësit e qyteteve të tjera”, tha Pampuri.
