Ambasada e SHBA: Adrian Liptrot, përpjekje për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2023, 13:08
Shefi i Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje në ambasadën e SHBA në Tiranë, Adrian Liptrot, u gradua nënkolonel në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.
I Ngarkuari me Punë i SHBA në Shqipëri, David Wisner, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben Kingji, Atasheu i Mbrojtjes komandanti Eric Cote dhe pjesëtarë të komunitetit të ambasadës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë uruan nënkolonelin Liptrot për këtë arritje të rëndësishme në karrierën e tij ushtarake, bëri të ditur sot ambasada e SHBA në Tiranë.
Ambasada e SHBA falënderoi nënkolonelin Liptrot për shërbimin dhe përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

