Vasili: Parlamenti është në krizën më të tmerrshme në 32 vjet të pluralizmit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh sot se “parlamenti është në krizën më të tmerrshme në 32 vjet të pluralizmit”.

Duke reaguar lidhur me zhvillimin e seancës plenare të Kuvendit, Vasili u shpreh se “sot pluralizmi është goditur sërish në zemrën e tij dhe militarizimi kundër tij tregon qartë juntën mafioze, që ka kapur të gjithë institucionet”.

“Për rilindjen kjo është një betejë e humbur, për Gardën, prokurorinë, policinë është një përgjegjësi shumë e rëndë që do t’i penalizojë aq sa nuk j’ua pret mendja”, u shpreh Vasili.