Shiten 60 bileta false për Shqipëri-Çeki me 400 euro, arrestohen 2 mashtruesit
Të paktën 60 bileta false janë zbuluar se janë shitur para ndeshjes shqipëri çeki. Policia deklaron se janë arrestuar 2 persona që I tregtuan me 400 euro
Kërkesat e larta për të qenë në stadium në ndeshjen shqipëri Çeki nuk kanë sjellë vetëm festë. Duke përfituar nga numri I kufizuar I biletave në tregun e zi janë shitur me 10tëfishim të çmimit, por edhe duke tentuar falsifikimin
Dy persona A. O. dhe S. A., të dy banues në Tiranë janë vënë në pranga pasi u zbulua se kanë shitur të paktën 60 bileta që ishin false. Madje edhe çmimi ka shkuar në 400 mijë lekë.
Tashmë dosja e tyre është paraqitur në prokurori e cila do të paraqesë në gjykatë akuzën
Ende nuk ka të dhëna se sa personave mund tu jetë refuzuar hyrja në stadium për shkak se biletat nuk kanë qenë të rregullta, por në përballjen me Poloninë në 11 shtator u bë e ditur se kanë qenë 3 mijë bileta të falsifikuara
Air Albania ka 22 mijë ndenjëse, ndërsa për fitoren me Çekinë shitjet online u realizuan brenda pak minutash.
