Ferrunaj: Qeveria nuk e përballon dot presionin për zonat e rëndësishme nga pikëpamja e mjedisit

Profesor Lavdosh Ferrunaj ishte i ftuar në emisionin "Drejt" në Ora News ku u diskutua për zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Ferrunaj tha se në zonat e rëndësishme nga pikëpamja e mjedisit sic është zona e ulët e vendit dhe zonat ligatinore qeveria nuk e përballon dot presionin.

"Esenca e kësaj cështje është se ka një vëmendje të shtuar për zonat e mbrojtura edhe si rrjedhojë e detyrimit që kemi për të hyrë në bashkimin europian.

Nga organizatat ndërkombëtare por edhe në një qëllim në vetvete është me interes që Shqipëria të ketë zonma të mbrojtura se lidhen me ekonominë dhe turizmin.

Por ana tjetër problematike është që zona shumë të rëndësishme nga pikëpamja e mjedisit siç është zona e ulët e vendit, zonat ligatinore, aty qeveria nuk po e përballon dot presionin.

Një lloj presioni që bëhet nga oligarkët që aktualisht kanë fuqinë për të denatyruar vendimarrjet e qeverisë, e cila ka dashamirësinë që Shqipëria të ketë zona të mbrojtura. Ajo është një marrëdhënie reciproke mes oligarkisë dhe politikës që është shumë influente dhe e dëmton këto zona të mbrojtura", tha ndër të tjera Ferrunaj.