FOTO + VIDEO/ ÇMENDURIA MBI DIGË, arrestohen Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt

Shoferi i automjetit BMW X6, i cili u përplas te Diga e Liqenit rreth dy muaj më parë, Emiljano Nina, është shoqëruar nga policia, sipas gazetarit Igli Çelmeta.

Nina, i cili është kushëriri i Ervis Martinajt, braktisi mjetin luksoz dhe mori targat e tij me vete, ndërsa deri më sot ndodhej në arrati.

Ndalimi i tij u bë i mundur nga shërbimet e Komisariatit Rrugor të Tiranës dhe Komisariatit nr. 4.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasi mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe ka përfunduar në digën e liqenit.

FOTO + VIDEO/ ÇMENDURIA MBI DIGË, arrestohen Emiljano Nina,
Emiljano Nina dhe Ervis Martinaj