Po eksploronte një shpellë në Theth, turistja gjermane rrëshket dhe bie në greminë, humbet jetën
Një turiste gjermane 31 vjeçare duke u ngjitur në mal në vendin e quajtur "Shpella e Harapit", në Shalë të Thethit, Shkodër, ka rrëshkitur dhe ka rënë në Greminë. Si pasojë, turistja gjermane ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë Shkodër:
Shkodër/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.
Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
