Asgjë nuk i ndalon Kuqezinjtë/ Tifozët pushtojnë “Dëshmorët e Kombit”: Kosova është zemra e Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2023, 18:04
Të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për ndeshjen vendimtare Shqipëri-Çeki, do të mund ta ndjekin në sheshin “Skënderbej”.
Në sheshin kryesor të Tiranës është ngritur një “fan zone” në sheshin “Skënderbej”, ku po festohet prej orësh në mbështetje të Kombëtares kuqezi.
Ndërkaq nj grup tifozësh marshuan përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga sheshi “Skënderbej” drejt sheshit “Nënë Tereza” me thirrjet: “Kosova është zemra e Shqipërisë”!
Ndërkaq, në shesh është gjithçka gati për të pritur tifozët nga të gjitha trevat shqiptare.
Për këtë sfidë stadiumi “Air Albania” është mbushur plotësisht me mbi 22 mijë bileta të shitura, teksa kërkesat për të ndjekur këtë takim kanë qenë me qindra-mijëra.

