SPAK u konfiskon pasuritë Arben Isufajt, Lulzim Tafës, Lulzim Tafës dhe një belgu

Me urdhër të prokurorisë së posaçme gjykata ka sekuestruar pasuritë në vlera të larta të 4 subjekte të ligjit mes tyre dhe një shtetas belg. Konfiskim të pasurive i është vendosur Ahmet Isufaj xhaxhi të Ben Qimes për të cilën pak javë më parë iu sekuestruan disa pasuri

4 pasuri të Ahmet Isufajt, xhaxhit të Arben Isufajt i njohur dhe si Ben Qimja janë konfiskuar më urdhër të gjykatës së posaçme.

Këto pasuri behën fjalë 1 ndërtesë, 1 truall, një dyqan dhe një makinë. Isufaj ka qenë më herët subjekt i ligjit ku pasuritë e tij janë kaluar në filtrin e OFL.

Sipas informacioneve Isuaj kërkoj nga drejtësia Kosovarë për akuzën e trafikimet të lëndëve narkotike.

Po ashtu Nga ana e Prokurorisë së Posaçme është bërë e mundur ekzekutimi i vendimit i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurive të shtetasit belg Dries Lonneux, person i akuzuar ne Belgjikë nën akuzën: “Drejtues i një organizate kriminale”, “Trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim” dhe në veçanti për “Importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë”.

Pasuritë që zotëronte belgu në shqipëri dhe për të cilën janë sekuestruar behet fjalë për 5 apartamente si dhe truall. Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur lënien në fuqi lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Lulzim Zefi. Ky i fundit ka në zotërim 17 pasuri e kryesisht garazhe.

Një tjetër personazh ka rënë në rrjetën e prokurorisë së posaçme. Bëhet fjalë për Zamir Tefën i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Atij i janë konfiskuar 7 pasuri që dyshohet sit ë ardhura nga aktiviteti i drogës