Shqiptarja në Izrael: Situata shumë e rëndë, vazhdon goditja me raketa, Hamasi do të marrë atë që meriton
Në një lidhje Skype me ora News, shqiptarja Irena Stein nga Izraeli tha se situata është shumë e rëndë momentalisht atje.
Ajo shtoi se është lajmëruar populli palestinez që të largohen në mënyrë që Hamasit të marrë goditjen e madhe për masakrën që ka bërë.
Stein: Situata është shumë e rëndë. Sipas përmasave të masakrës që është bërë ashtu është gjendja. Ne jemi të trishtuar sepse janë vrarë njerëz të rinj dhe janë kapur rob. Unë jam 40 km larg Gazës dhe vazhdojnë gjuajtjet duke u lajmëruar me sirena. Futemi në dhoma sigurie. Presim raketat, por shumica ndalohen nga Kupola e Hekurt.
Kësaj radhe është një luftë e tmerrshme. Izraeli i përgjigjet Hamasit në bazë të masakrës që ka bërë. Njerëzit e Hamasit fshihen në popull dhe i kanë bërë bazat mbi godinat në Gazat. Është lajmëruar populli që të largohen në mënyrë që Hamasit të marrë goditjen e madhe për masakrën që ka bërë. Në qytetin tonë ka rënë 3 herë sirena e alarmit.
