VIDEO/ EURO 2024, Shqipëria dyfishon, Taulant Seferi i shënon golin e dytë Çekisë

Taulant Seferi ka realizuar golin e dytë përballë Republikës Çeke. Kuqezinjtë udhëheqin 2-0 në minutën e 52′. Aktualisht jemi të parët në grup me 13 pikë. Për më tepër çekët po luajnë me 1 lojtar mangët.

Seferi realizoi pas një kundërsulmi të bukur të lojtarëve tanë.

Asani ktheu një top të bukur në qëndër të zonës, që Cikalleshi e la prapa për Seferin që nuk gaboi duke lënë në vend portierin mik.

Arbitri hollandez pritit dhe verifikimin e VAR për shkak të një pozicioni të dyshimtë të Asanit por më pas gjithçka u konfirmua.

Më poshtë goli i Taulant Seferit

Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 13 pikë, ndërsa çekët i ndjekin me 8 pikë.

VIDEO/ EURO 2024, Shqipëria dyfishon, Taulant Seferi i shënon golin e

Trajneri Silvinjo bëri pak ndryshime në rreshtimin e tij duke i besuar thuajse plotësisht grupit të lojtarëve me të cilët ka përballuar ndeshjet e fundit.

Në portë konfirmohet Berisha si titullar, edhe pse mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë për shkak të situatës shëndetësore. Ndërkohë, në mbrojtje është Ajeti me Gjimshitin në qendër dhe Hysaj me Mitajn në krahë.

Në mesfushë Silvinho rreshtoi Asllanin, Bajramin dhe Ramadanin.

Ndërsa sulmi iu besa treshes, Asani, Seferi nga krahët dhe Cikalleshi në qendër.