Bën gol me dorë, por del jashtë me të kuqe. Çekia me 10 lojtarë

Pak minuta pasi Jasi asani shënoi golin e avantazhit, kombëtarja e Republikës Çeke ka marrë një tjetër ndëshkim.

Në minutën e 37 pas një rrëmuje në portën e kuqezinjve njëri nga çekët do të shënonte një gol me dorë, dhe për rrjedhojë ai u largua nga fusha pasi u ndëshkua me karton të kuq, për Mojmir Chytil, më saktë i dyti i verdhë,  duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë për minutat në vazhdim.