Ish-futbollisti i Kombëtares optimist për sfidën ndaj Çekisë, Ballgjini: Kjo skuadër na ka bërë të gjithëve për vete
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit Haxhi Ballgjini shprehet optimist për ndeshjen e radhës kualifikuese për Evropianin e Gjermanisë ndaj Çekisë.
Në një intervistë për “Ora News”, Ballgjini u shpreh se e pret me padurim këtë përballje, pasi siç tha ai jo vetëm si futbollist dikur, por edhe tani si qytetar, kjo kombëtare e ka bërë për vete me mënyrën e të luajturit dhe me paraqitjen dinjitoze.
“Nëse grupi është në formën më të mirë dhe e njeh mirë vetveten padyshim që rezultati do të vijë.
Ne nuk kemi asgjë që të mos paraqitemi si të barabartë jo vetëm ndaj Çekisë por ndaj çdo përfaqësuese.
Është hera e parë që kualifikimin e kemi vetë në duart tona. Por duke llogaritur përbërjen e ekipit tonë, besoj se lojtarët tanë nuk do ta kenë atë presion që do t’ ndikojë në zhvillimin e lojës”, u shpreh ndër të tjera ish-futbollisti i Kombëtares, Haxhi Ballgjini.
NDIQNI LIVE SPECIALEN E PRAG-NDESHJES

