Sfida me Çekinë, gazetari: Është ndeshje shumë e rëndësishme, por është i ekzagjeruar gjithë entuziazëm

Gazetari Fatjon Baze në një lidhje në studion e lajmeve në “Ora News”, thekson se kjo Kombëtare e meriton kualifikimin në Evropianin e Gjermanisë.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, edhe pse do të thoja se është i ekzagjeruar gjithë entuziazëm i cili ia shton akoma më shumë presionin lojtarëve të tanë, pasi të gjitha situatat janë në favor të ekipit tonë”, u shpreh ndër të tjera, gazetari Fajton Baze.