Vrapi: Gjermani 2024 është ëndërr e çdo futbollisti, Ajeti ka eksperiencën e duhur

Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Endri Vrapi në një intervistë për Ora News foli për ndeshjes e Shqipërisë sot ndaj Çekisë dhe mundësitë e kualifikimit në europian. Vrapi tha se pjesëmarrja në kampionatin europian 2024 është ëndërr e çdo futbollisti.

"Padyshim që është një eveniment i madh. Gjermani 2024 është ëndërr e çdo futbollisti. Mendoj se do jetë diçka mjaft e bukur nëse shkojmë në Gjermani. Ajeti ka qenë prezent edhe në europianin e Francës.

Mendoj se Ajeti e ka eksperiencën e duhur për të qenë sa më dinjitoz në prezencën e tij në fushë. Të gjithë në kombëtare janë gati njësoj. Mendos se Ajeti do jetë i sukseshëm. Me mentalitetin që ka futur Sylvinho, duket fryma e ekipit", tha ndër të tjera Vrapi.