Skandal i ri me bastet në futbollin italian, i përfshirë Fagioli i Juventusit, por edhe ish-lojtarë të Milanit dhe Romës

Një skandal i ri ka përshkuar futbollin italian ditët e fundit. Lojtari i Juventusi, Nicolo Fagioli është i përfshirë sipas mediave në Itali me vënie bastesh në një faqe ilegale.

Mirëpo, Fagioli nuk është i vetmi. Sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Corona në këtë skandal është përfshirë edhe Sandro Tonali që aktualisht luan tek Newcastle, së bashku me Nicolo Zaniolon.

Gazetari zbulon se këta lojtarë janë nën hetim për baste të jashtëligjshme. Megjithatë ende nuk dihet nëse këto baste kanë të bëjnë me ndeshje në futbollin italian, ndërkombëtar apo ndonjë sport tjetër.