VIDEO/ Jasir Asani shpon rrjetën çeke, Shqipëria në avantazh në minutën e 9-të. Edhe Edi Reja në "Air Albania"
Shqipëria zbret në fushë triumfuese dhe vetëm brenda 9 minutave, ka hapur ndeshjen me Çekinë.
Jasi Asani do të realizonte tjetër perlë, duke shënuar golin e 3-të në 6 ndeshje, duke e festuar këtë me plis!
Kombëtarja shqiptare e futbollit kryeson 2-0 me gol të Jasir Asanit, dhe Taulant Seferit në ndeshjen që po luhet në “Air Albania” përballë Çekisë, e vlefshme për kampionatin europian Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.
Më poshtë goli i Jasir Asanit
Më poshtë goli i Taulant Seferit
Më poshtë goli i tretë
Në tribunë është shfaqur edhe ish-tekniku italian i kuqezinjve Edi Reja.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim me mungesa të rëndësishme në mbrojtje, ku për shkak dëmtimesh nuk janë në dispozicion Ismajli dhe Kumbulla. Në sulm, pritej që të paktën ta niste nga stoli Armando Broja, por sulmuesi kuqezi nuk ia ka dalë të jetë në 100% në formë për këtë sfidë, me teknikun që lajmëroi dje se Broja s’do luajë. Në krahun tjetër, kundërshtarët vuajnë mungesë e sulmuesit Patrick Schick.
Pak më parë janë publikuar edhe titullarët, me trajnerin Sylvinho dhe homologun Sylhavi që kanë shuar të gjitha dyshimet për lojtarët që e nisin nga minuta e parë.
Sa i takon rreshtimit kuqezi, përpara portierit Berisha është vendosur Mitaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Hysaj. Mesfusha përbëhet nga Ramadani dhe Asllani. Cikalleshi është në majë të sulmit, me sulmuesin që do ketë ndihmën e Seferit dhe Asanit nga krahët. Pas Cikalleshit, qëndron Bajrami.
Shqipëria kryeson grupin me 10 pikë, 2 pikë më shumë se Çekia. Në lojë për një biletë në Europian është edhe Moldavia e vendit të 3-të me 8 pikë, ndërsa fije të vogla shprese ka edhe Polonia e vendit të katërt me vetëm 6 pikë.
Formacionet zyrtar:
Shqipëria: Berisha, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi. Trajner: Sylvinho
Çekia: Pavlenka, Krejci, Brabec, Holes, Coufal, Soucek, Sadilek, Jurasek, Cerny, Kuchta, Chytil.