Ndeshja ndaj Çekisë, gazetari: E dimë shumë mirë që nuk përcaktohet sot kualifikimi, ndaj të mos na rrëmbejë euforia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2023, 19:27
Gazetari sportiv Jetmir Halilaj në një prononcim për “Ora News” thekson se kjo Kombëtare e meriton kualifikimin në Evropianin e Gjermanisë, por tha ai, se nuk duhet të na rrëmbejë euforia.
“Sulçe, ne e dimë që nuk vendoset këtu, por shpresoj që të paktën të mos humbasim dhe të mos na rrëmbejë euforia. Pastaj, pjesën tjetër e kanë djemtë gjithçka në dorë.
Lidhur me mungesat, janë lojtarë të rëndësishëm ata që nuk do jenë, sepse Broja është një lojtar që bën diferencën edhe kur vjen nga stoli. Ismaili po ashtu, por besoj se i kemi mundësita q ëta fitojmë” u shpreh gazetari Jetmir Halilaj.

