Studentët e mjekësisë: Kërkesa jonë primare është anulimi i ligjit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2023, 21:30
4 studentë të mjekësisë ishin të ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku folën për bojkotin e tyre në universitet. Studentët thanë se kërkesa primare është anulimi i ligjit.
"Historiku i prostestave në Shqipëri nuk të jep optimizëm. Besoj se protesta jonë do jetë e sukseshme. Kemi kërkuar dorëheqjen e zv minsitres për deklaratën e saj të papranueshme.
Kanë qenë të shurdhër ndaj dëshirës tonë për tu dëgjuar. Kërkesa jonë parësore është anulimi i këtij ligji", thanë ndër të tjersa studentët".