Saraçi: Ministrat e Ramës të parëndësishëm, zëvendësimet erdhën si shkak i SPAK-ut

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi u shpreh se ministrat e emëruar nga Rama janë aq të parëndësishëm si emra, sa një pjesë nuk i njeh edhe vetë brenda PS-së.

Saraçi: Më e keqja është se janë aq të parëndësishëm emrat që ikin dhe vijnë si ministra të Ramës, sa kishte edhe ministra në Asamble që u befasuan kur iu përmend se ishin ministër, janë anonimë apo janë publikë nuk ka fare rëndësie, ku ka vetëm një lider.

Në 10 vite nuk ka pasur janë ministër të suksesshëm, edhe kur dalin e flasin, si duke  për t’i shpëtuar përgjegjësisë, flasin në emër të kryeministrit dhe që gjërat i ka bërë ai. Këto janë kukulla në duart e tij. Lëvizjet e ministrave janë bërë për shkak të veprimeve të SPAK-ut.