Aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik, makina përplaset me motorin, plagoset 33-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 17:55
Një aksident është raportuar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Mësohet e një makinë është përplasur me një motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit 33-vjeçari E.D.
Njoftimi:
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem, mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç.
Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. D, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.
