Tirana 13-15 shtator, kthehet në "Kryeqytetin e sigurisë Europiane", Lamallari: Ministrat e BE në vendin tonë, një hap plus drejt integrimit!
Tirana është në javën e “Kryeqytetit të sigurisë Europiane”. Kështu u shpreh Zv.Ministri i brendshëm në studion e OraNews me spikeren Katerina Hysenllari ku njoftoi takimin e ministrave të brendshëm të Procesit të Berlinit në të njëjtën datë ku pas 1 muaji pritet të mbahet Samiti.
Data 13-15 shtator do të jenë 48 orë intensive, por në agjendë nuk do të mbetet pa trajtuar një nga çështjet më delikate siç u shpreh Z.Besfort Lamallari si krimi kibernetik.
Me këto punime ai thotë se Shqipëria hedh një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave të BE për një integrim më të shpejtë.
“Ministeriali çon në një tjetër nivel sigurinë kufitare të Shqipërisë në raport dhe me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria është një partner i besueshëm i Be-së, teksa efektivët kufitarë bashkëpunojnë krah për krah me kolegët e tyre atje. Marrëveshja e re që nënshkruhet të premten e çon në tjetër nivel vendin tonë. Sot është jo vetëm një negociues në anën tjetër te tryezës, por ka nisma dhe propozie konkrete të cilat duke marë shtysë dhe nga mundësia e re që ofron BE, për vendet si Shqipëria, për integrim të përshpejtuar. Ne i hedhim në tryezë me argumentet tona përkatëse. Kështu që kemi lajme shumë pozitive në këtë aspekt dhe në kuptim të rrugës së integrimit për vendin tonë”.