Aksident në aksin Levan-Tepelenë, "Land Roveri" përplas makinën e policisë, plagosen 3 efektivë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 18:15
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një automjet që drejtohej nga shtetasi S.B është përplasur me makinën e policisë. Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit si dhe tre efektivë policie.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 16:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip "Land Rover" me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip "Skoda", me drejtues punonjësin e Policisë H. K.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
