Pëson arrest kardiak sapo futet në det, humb jetën turistja në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 15:55

Një turiste 60-vjeçare nga Bosnje Hercegovina ka humbur jetën këtë të hënë në Durrës, si pasojë e një arresti kardiak.
Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se gruaja humbi jetën sapo u fut në ujë.
“Rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasja S. V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në një njoftim të policisë së Durrësit.

