Vasili: Ky është një shtet banditësh e halabakësh, grabitet në bashkëpunim me mafien
Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se çdo gjë që do të thotë qeverisje e vetme dhe pa kontroll do të thotë grabitje e shtetit në bashkëpunim me mafien.
Vasili tha se rrugaçëritë e kryeministrit Edi Rama janë tashmë një serial antikushtetues, ku ai ka krijuar tashmë një sistem hajdutërie.
Vasili: Çdo gjë që do të thotë qeverisje e vetme dhe pa kontroll do të thotë grabitje e shtetit në bashkëpunim me mafien. Ky është një shtet banditësh, jo në kuptimin formal. Të gjitha procedurat që i japin mundësinë institucioneve që të funksionojnë duhet të jenë në rregull. Këta nuk janë hequr nga postet akoma dhe emërohen ministra. Ky është një shtet halabakësh.
Rrugaçëritë e Edi Ramës janë tashmë një serial antikushtetues. Kemi një kryeministër të çmendur që shkoi, kur donte të bënte Cakajn ministër, shkoi dhe i dha dekretin vetë atij. Edhe një njeri i zakonshëm do ta bënte në rregull këtë gjë. Rama shkoi i tha se je ministër Cakaj, kur ministrat i bën presidenti. Krijimi i kësaj rrëmuje është që hajdutëria të ecë.
