Kriminaliteti në vend, eksperti i kriminalistikës, Rexhepi: Gjykatat duhet të jenë më të rrepta, shteti të ashpërsojë ligjet

Duke u nisur nga ekzekutimi i 41 vjeçarit në Vlorë 2 ditë më parë, por edhe ngjarje krimnale të mëparshme të rënda, ekspertët e sigurisë i kërkojnë shtetit ashpërsim të ligjeve.

Një apel i tillë vjen nga ekperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi i cili në një intervitë për Ora News kërkoi gjithashtu që edhe gjykatat të jenë më të ashpra me vendimet e tyre ndaj kriminelëve.

"Gjykatat të jenë më të rrepta. Shteti duhet të ketë një ligj më të fortë për vrasjet", tha ndër të tjera Rexhepi.