Peleshi: Përpjekje maksimale për shuarjen e zjarrit në fshatin Livinj

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se po bëhen përpjekje maksimale për të shuar zjarrin në fshatin Livinj në bashkinë e Finiqit.

Peleshi bëri të ditur sot se, helikopteri “Cougar” dhe 20 efektivë të DMR Gjirokastër kanë shkuar menjëherë në ndihmë të forcave që po punojnë nga terreni për shuarjen e zjarrit në fshatin Livinj në bashkinë Finiq.

Përpjekjet janë maksimale për të shmangur rrezikun për jetën e njerëzve dhe banesave, theksoi ministri Peleshi.