Arsimi në Shqipëri, Mehmeti dhe Keta: Në rrethe ka nisur mësimi me ulje të numrit të nxënësve e me klasa kolektive

Ekspertët e arsimit, Ndrixhim Mehmeti dhe Majlinda Keta ishin të ftuar në studion e Ora News ku folën për arsimin në Shqipëri.

Sipas Mehmetit dhe Ketës, arsimi në Shqipëri ka dalë jashtë kontureve të zhvillimit të vendit dhe në rrethe ka nisur mësimi me ulje të numrit të nxënësve dhe me klasa kolektive.

"Në rrethe nis mësimi me ulje të numrit të nxënësve dhe klasa kolektive. Shërbim arsimor është mësuesi, programet, tekstet. Arsimi ka dalë jashtë kontureve të zhvillimit të vendit.

Ne nuk do kemi sisteme të referencës, nuk do ecim me zhvillimet e botës. Shqipëria ka një projeksion negativ në vitet në vazhdim. Sistemin e arsimit e kanë kthyer në burokratë letrash", thanë ndër të tjera Mehmeti dhe Keta.