"E nesërmja varet nga e sotmja", Angelo Masafra: Kini kujdes për fëmijët, nga celulari po humbin arsimimin



"I bëj thirrje prindërve të kenë kujdes për fëmijët, të mos humbin shumë kohë pas celularit, jo të humbasin kohën kot. E nesërmja varet nga e sotmja".

Me këtë mesazh të fortë, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, ka apeluar për më shumë vëmendje ndaj brzit të ri. Madje ai thotë se vendi rrezikon të kthehet shumë pas në kohë sa i përket arsimit

"Jeta është në duart tuaja. E nesërmja varet nga e sotmja", tha imzot Angelo Massafra. 

Dita e parë e shkollës ka nisur pa probleme në të gjithë vendin, por në shumë rrethe raportohet numër më i ulët i fëmijëve që u ulën në bankë. Si ata që nisin rrugën e dijes, ashtu edhe ata që rikthehen përballë mësuesit u shfaqën me lule por dhe me përshëndetje për shokët.

Në korcë janë 228 nxënës ndërsa në pogradec nuk ka ndryshuar numri por dy shkolla janë bashkuar, e pavarësisht kësaj çdo gjë ka nisur mbarë

Në vlorë po ashtu ka një rënie me 200 nënës, por rritje ka në arsimin professional.

"Në zonat rurale është mundësuar përmirësimi i infrastrukturës në shkolla".

Me 700 nxënës më pak nis viti i ri shkollor në Bashkinë Shkodër por institucionet e arsimit janë hapur të gjitha dhe nuk ka bashkim të klasave

Trafik të rënduar ka pasur në Fier me prindër që dërgonin fëmijët drejt shkollave. Edhe në këtë qark pavarësisht rënies së fëmijëve që kthehen në banka nuk ka mbyllje të shkollave.

Në Gjirokastër 230 fëmijë janë ulur në klasën e parë ndërsa viti arsimor ka filluar me masa të shtuara të policisë.

Në Elbasan në klasën e parë janë regjistruar 1170 nxënës ndërsa në atë të dhjetë 1180 nxënës.

Këtë vit arsimor në klasën e parë e kanë pasur të drejtën për tu regjistruar edhe ata fëmijë që ende nuk e kanë mbushur moshën 6 vjeçare.