Zjarri i madh në Finiq/ Mbërrin ndihma nga ajri, helikopteri po shuan flakët që rrezikojnë banesat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 15:27
Pas ndihmës së kërkuar nga kryetari i Bashkisë së Finiqit, Romeo Çakuli, një helikopter ka ardhur në ndihmë nga ajri.
Mësohet se ai po ndihmon në shuarjen e flakëve të zjarrit, të cilat kanë përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Livinë.
Flakët janë shumë afër banesave dhe disa prej tyre janë në rrezik.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e Finiqit, Delvinës dhe Sarandës. Gjithashtu, në fikjen e tij kanë dalë dhe banorët.
