Zjarr në Finiq, rrezikohen dhe banesat, zjarrfikës e banorë në luftë me flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 14:32
Një zjarr i rrezikshëm ka rënë në fshatin Livinë, bashkia Finiq, ku flakët rrezikojnë banesat nëse nuk ndërhyhet nga ajri.
Në vend kanë mbërritur ndërkohë zjarrfikëset e Finiqit, Delvinës dhe Sarandës.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, teksa për shuarjen e tij janë angazhuar të gjithë banorët e fshatit.
