Orët e fundit të merkatos, Interi hidhet në sulm për mesfushorin hollandez të Ajax, Davy Klassen

E teksa pak orë na ndajnë nga fundi i merkatos, klubi i Inter dëshiron të bëjë edhe një përforcim tjetër. Pas ardhjes së Pavard nga Bayern, zikaltrit përforcuan mbrojtjen. Gjithashtu me Sanchez e rikthyer në Milano u blindua sulmi.

Tani është rradha e mesfushës. Drejtuesit kanë në mendje një emër që mund të jetë një përforcim mjaft i dobishëm, edhe për kalendarin e ngjeshur të sezonit. Bëhet fjalë për Davy Klassen, mesfushorin hollandez të Ajax. 30 vjeçari mund të jetë kompletimi i fundit para mbylljes së merkatos për ekipin e Inzaghit.

Drejtuesit po mendojnë për një kontratë 1 vjeçare me hollandezin dhe me opsion rinovimi për 1 vit tjetër.

Ndërkohë opsion tjetër për Interinë në mesfushë është edhe Donny Van De Beek. Ky i fundit nuk duket se është në planet e Manchester United dhe është në kërkim të një aventure të re, pasi ajo në Angli nuk ka rezultuar e suksesshme.