Miliona euro në arkën e Ballkanit, ja sa fiton klubi kosovar dhe sa "humbi" Partizani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2023, 08:05
Katër golat e shënuar në ndeshjen e parë kundër BATE Borisov mjaftuan për të arkëtuar disa miliona euro që i siguron faza e grupeve.
Ballkani arkëtoi për të dytin sezon rresht 3 milionë euro menjëherë pas kalimit me sukses të ndeshjes play-off dhe ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë futbollin kosovar.
Nëse llogariten edhe rezultatet pozitive të mundshme në grupe, kosovarët do të majmen mirë në financa pasi shuma në total e kalon vlerën 3 milionë.
Duke parë këto statistika Partizani ndien shumë keqardhje sepse ai gol në fillimin e pjesës së dytë mund t'i ketë kushtuar shumë klubit të kuq.
