Lushnja "natyralizon" Arbnor Mujën, Sylvinho "fërkon duart"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 13:02
Sulmuesi Arbnor Muja ka marrë pasaportën shqiptare dhe dorëzimi i është bërë nga kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa.
Bomberi i Royal Antwerp që siguroi mbrëmë kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League, është pajisur me pasaportën shqiptare dhe tashmë është gati për të nisilur aventurën me Kombëtaren Shqiptare.
Një alternativë më shumë për trajnerin Sylvinho që pritet ta grunbullojë pas pak orësh për sfidat me Çekinë dhe Poloninë, të vlefshme për grupin E të eleminatoreve Euro 2024.
