Egnatia e nis ters, përjashtohet trajneri dhe paralajmërohet klubi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 13:13
Sikur të mos mjaftonte humbja 1-0 në shtëpi ndaj Skënderbeut, Egnatia duhet të bëjë llogaritë edhe me Komisionin e Disiplinës në FSHF.
Në vendimet e fundit, trajneri Edlir Tetova është pezulluar me dy ndeshje për provokim të publikut ndërsa me po kaq ndeshje është përjashtuar edhe zyrtari Emiljano Bishdili.
Sezonin e kaluar Egnatia e mbylli fazën e katërt me dyer të mbyllura dhe rrezikon ta pësojë një gjë të tillë edhe tani në nisjen e sezonit pasi ka marrë një paralajmërim serioz për mbylljen e stadiumit ashtu si edhe Tirana e Vllaznia.
Ja vendimet;

