Grupe zjarri dhe skuadra me fat në short, ja 8 grupet Champions 2023-2024
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 19:03
Në shortin e hedhur në Nyon janë projektuar diaa supersfida ku bie menjëherë në sy dueli Bayern-Man. United në grupin A.
Short shumë i vështirë dhe për Milanin që rrezikon me skuadra si Newcastle, PSG e Dortmund.
Duele të tjera të forta janë edhe ato mes Napolit dhe Real Madridit ku Ancelotti sfidon ish skuadrën e tij, ndërsa Interi gjen sërish Benfica-n.
Short i lehtë në letër për kampionët në fuqi të Man. City, ndërsa grupet B dhe E janë të ekujlibruar.
