Egnatia shet një lojtar tjetër, ish-mbrojtësi i Kombëtares zgjedh Turqinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 11:26
Redi Kasa pasohet nga një tjetër largim i rëndësishëm. Egnatia humbet edhe Hysen Memollën, ish-mbrojtësin e Kombëtares që u bashkua me rrogozhinasit në janar.
Memolla do ta vazhdojë karrierën në Turqi, ndërsa në skuadrën e Tetovës do të rikthehet ish-mbrojtësi i Partizanit, Sodiq Atanda.
Shtatlarti afrikan do të plotësojë vendin e lënë bosh nga 31-vjeçari i ciki erdhi me ambicje të mëdha dhe e ndihmoi Egnatian në misionin e Kupës së Shqipërisë dhe atë të kualifikimit në Europë.
