Conference League, Struga nuk ia del, i jep lamtumirën Europës

Skuadra e parë shqiptare që zbriti në fushën europiane të enjten oëe raundin play off të Conference League ishtë Struga.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut u eleminuan nga Breidablik në Islandën e largët pasi humbën edhe ndeshjen e dytë me rezultat të njëjtë, 1-0.

Në total, skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro, bëri shumë pak dhe pësoi dy gola duke mos shënuar asnjë në portën e ishullorëve modestë. Në këtë mënyrë, Struga mund të mendojë vetëm për kampionatin pasi mbylli përfundimisht sezonin në Europë.