Ballkani sërish në grupe, Ilir Daja thjesht fantastik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 22:06
BATE Borisov fiton 1-0 por nuk e ndalon Ballkanin të sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League.
Në Hungari u luajt ndeshja e dytë e play off të Conference League ku skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u mund 1-0 por përfitoi nga suksesi 4-1 në Prishtinë duke kaluar për më tej.
Kjo është hera e dytë që skuadra kampione e Kosovës ia del mbanë në misionin historik.
