Flamurtari edhe për tre vjet i Idrizit
Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjat kontratën për administrimin e Klubit të Flamurtarit. Pas 9 vitesh në administrim, është po Sinan Idrizi ai i cili do vazhdojë të jetë në krye të Klubit.
Kjo pikë ka ngjallur diskutime në Këshill mes këshilltarëve të koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha. Këshilltari, Atird Hoxha ka shpjeguar se Klubi i Flamurtarit ka borxhe ne tatime ndersa ai se bashku me keshilltaret e BF kane qenë kundër.
E ndërsa komenti i tij është tentuar të ndërpritej nga kryetarja e këshillit, ka qenë kryetari i Bashkisë Ermal Dredha ai i cili i është drejtuar këshilltarit Hoxha me fjalët: "Mbylle diskutimin, ndersa kjo ka sjellë reagimin e këshilltarit duke e agravuar diskutimin në aspektin personal. E megjithatë kanë mjaftuar votat e këshilltarëve të majtë për t'ia lënë Klubin shumësportësh sërish në menaxhim Sinan Idrizit dhe kompanive turke.
