Hasani dhe Daja kanë të drejtë, Tirana duhet t'u paguajë borxhin

Tirana nuk i ka shlyer deri në fund detyrimet që ka ndaj ish-mesfushorëve, Edon Hasani dhe Asion Daja e në këtë mënyrë urdhërohet që ta bëjë një gjë të tillë brenda 30 ditëve.

Komisioni i Disiplinës në FSHF paralajmëron klubin bardheblu për të likujduar sipas të gjitha kushteve lojtarët e sipërpërmendur, të cilët kanë fituar të drejtën nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve.

Kjo nuk është hera e parë që Tirana përfundon në DHZK. Rasti më i bujshëm është ai i Gjergj Muzakës të cilit Tirana i shleu pas shumë orvatjeve rreth 10 milionë lekë të reja. 

Hasani dhe Daja kanë të drejtë, Tirana duhet t'u